LAJMI I FUNDIT:

Bursa e Tokios rimerr vetën

Bursa e Tokios rimerr vetën

Ndërsa bursat kryesore të Kinës janë të mbyllura për shkak të një feste kombëtare, bursa e Tokios është mbyllur pozitivisht ku Nikkei ka fituar 0,96% me 11.368,26 pikë.

Festa kombetare në Kinë do të zgjasë deri të dielën dhe bursa e Shangait hapet sërish të hënën.

Në tregjet ndërkombëtare po shtohet optimizmi për miratimin e planit të shpëtimit të bankave amerikane.

Ndërkohë mbeten ende edhe disa orë deri në votimin e planit nga Senati.


Plani amerikan

Dita e sotme është shumë e rëndësishme, pasi në mbrëmje (në orët e para të mëngjesit me orën tonë) Senati Amerikan do të hedhë në votim planin e shpëtimit për shpëtimin e sistemin financiar.

Dy kandidatët për presidentë, demokrati Barack Obama dhe republikani John McCain, kanë njoftuar se do të jenë të pranishëm në Washington për të marrë pjesë në votim.

Në rritje bursat europiane

Sinjale qetësie vihen re edhe ne tregjet kryesore europiane. Bursat e Parisit, Londrës, Frankfurtit e kanë nisur mbarë ditën.

Nisje pozitive edhe për Piazza Affari me Mibtel që ngjitet 1,45 përqind.