LAJMI I FUNDIT:

Kriza, Bush bisedë telefonike me McCain e Obaman

Kriza, Bush bisedë telefonike me McCain e Obaman

Presidenti amerikan George W. Bush ka zhvilluar biseda telefonike me dy kandidatët për Shtëpinë e Bardhë, John McCain dhe Barack Obama mbi krizën financiare.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Tony Fratto, i cili i ka vlerësuar bisedimet si “shumë konstruktive”.

Sipas burimit, kanë qenë dy kandidatët që kanë telefonuar presidentin Bush një ditë pas dështimit të planit të shpëtimit.

“Presidenti ka vlerësuar atë që kanë thënë dy senatorët, të cilët kanë bërë propozime dhe kanë riafirmuar qendrimin e tyre”, ka pohuar Fratto.