LAJMI I FUNDIT:

Kriza, McCain akuzon Obamen

Kriza, McCain akuzon Obamen

Kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë, John McCain ka akuzuar rivalin e tij Barack Obama si shkaktar për votimin e Dhomës kundër planit për daljen nga kriza financiare.

Sipas këshilltarit të tij ekonomik, Holtz-Eakin, “plani antikrize nuk ka kaluar sepse Obama dhe demokratët kanë vënë politikën përpara interesave të vendit”.

Keshilltari mbështeti idenë se senatori i Illinoisit dhe lidershipi amerikan kanë lëshuar në Kongres “sulme për të fituar avantazh politik gjatë krizes ekonomike kombëtare”.