LAJMI I FUNDIT:

Kongresi mbështet planin e Shtëpisë së Bardhë

Kongresi mbështet planin e Shtëpisë së Bardhë

Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka mbështetur planin ekonomik të Shtëpisë së Bardhë. Plani në vlerë prej 700 miliardë dollarësh është intervenimi më i madh i Qeverisë amerikane që nga Depresioni i Madh.

Ligjvënësit amerikanë sot pritet të votojnë mbi paketën financiare, e cila parasheh të jepen 700 miliardë dollarë për të shpëtuar sektorin bankar.

Raportet thonë se Dhoma Përfaqësuese do të votojë sot, ndërsa Senati javën që vjen.

Ky është intervenimi më i madh i qeverisë në tregjet financiare që nga Depresioni i Madh. Plani parasheh që qeveria t’i blejë borxhet e këqija nga kompanitë financiare, me shpresë që t’i shkrijë kreditë e ngrira.


Kryetarja e Dhomës Përfaqësuese, Nancy Pelosi, tha se plani nuk është "nxjerrje e Ëall Street-it nga balta", por një mënyrë për të mbrojtur taksapaguesit dhe për të ringjallur ekonominë amerikane. Ajo tha se plani pritet të bëjë kthesë në ekonominë amerikane.

Lideri i shumicës në Senat, Harry Reid, tha se dakordimi që u arrit, është meritë e dy palëve, demokratëve dhe republikanëve.

Marrëveshja u arrit në kohën kur nga Evropa filluan të vijnë lajme të këqija financiare. Grupi financiar belgo-holandez, Fortis, u shpëtua nga shteti pasi kryetari i Bankës Qendrore Evropiane, Jean-Claude Trichet, zhvilloi bisedime të jashtëzakonshme me zyrtarët e Belgjikës, Holandës dhe Luksemburgut.

Në Londër, rregullatorët gjithashtu përgatiten të nacionalizojnë kompaninë Bradford & Bingley.

Në Gjermani, Hypo Real Estate po zhvillon bisedime urgjente me rregullatorin shtetëror të bankave dhe Ministrinë e Financave për ta zgjidhur krizën që e ka kapluar. /Radio Evropa e Lirë/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Ekonomi
Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

MEKA HALAL FOOD
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Gastronomët ankohen se iu ka rënë puna, tregojnë disa arsye që kanë quar në ulje

Gastronomët ankohen se iu ka rënë puna, tregojnë disa arsye që kanë quar në ulje

Ekonomi
Kalo në kategori