LAJMI I FUNDIT:

Investim turk prej 20 milionë euro në Bunarxhik

Investim turk prej 20 milionë euro në Bunarxhik

Kompania turke Borteknik Otomotiv, prodhuese e profileve të aluminit për industrinë automobilistike dhe për ndërtimtari, do të investojë 20 milionë euro në Maqedoni.

Memorandumin për bashkëpunim me përfaqësuesit e kompanisë turke, sot në Stamboll do ta firmosë kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, lajmëroi kabineti i tij.

Sipas burimit të njëjtë, kompania turke në zonën industriale Bunarxhik, në afërsi të Shkupit, planifikon të ndërtojë fabrikë në periudhë më të shkurtë të mundshme, ndërsa me prodhimtari të fillojë nga mesi i vitit të ardhshëm.

Sipas asaj që është planifikuar, eksporti do të arrijë 100 milionë dollarë në vit. Me këtë investim në fillim do të hapen 100 vende të punës, ndërsa gjatë dy deri tre viteve të ardhshme janë planifikuar edhe 200 punësime plotësuese.