LAJMI I FUNDIT:

Sarkozy kërkon sanksione kundër përgjegjësve për krizën financiare

Sarkozy kërkon sanksione kundër përgjegjësve për krizën financiare

Presidenti francez Nicolas Sarkozy mbrëmë në New York kërkoi sanksione kundër përgjegjësve për katastrofën në tregjet financiare.

"Miliona njerëz në mbarë botën sot druajnë për ekonominë e tyre, për apartamentet e tyre, për kursimin të cilin e mbajnë në banka. Detyra jonë është që t’u mundësojmë përghjigje", tha Sarkozy gjatë darkës së organizuar në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të KB-së, në prezencën e përfaqësuesve të ekonomisë botërore.

Sipas shefit të shtetit francez, është e nevojshme që të shpjegohet "se kush është përgjegjës për katastrofën dhe ata që janë përgjegjës të sanksionohen dhe të japin llogari".

Ai, megjithatë, nuk i ka emëruar përgjegjësit.


Presidenti francez sot e publikoi analizën e tij për politikën ekonomike në kuadër të fjalimit para Asamblesë së Përgjithshme, në emër të 27 vendeve të BE-së, si kryesues i Këshillit Evropian. /Mia/