LAJMI I FUNDIT:

Evropa mirëpret futjen e Iranit në projektin “Naboko”

Evropa mirëpret futjen e Iranit në projektin “Naboko”

Një funksionar i lartë i projektit të gazit Naboko, ka deklaruar se me futjen e Iranit në këtë projekt, do të ulet varshmëria e Evropës nga gazi i Rusisë.

Zsolt Hernadi, drejtori ekzekutiv i grupit të naftës dhe gazit MOL të Hungarisë, që është njëra prej kompanive të inkuadruara në projektin e gazit Naboko, deklaroi se hyrja e Iranit në këtë projekt do të sjellë siguri për energjinë e Evropës.

Tubacioni 3300 km Naboko pritet që gazin nga Azia, nëpërmjet Turqisë dhe vendeve ballkanike ta transferojë në Austri.