LAJMI I FUNDIT:

Investime të reja ruse në botë në vlerë prej 14,4 miliardë eurosh

Investime të reja ruse në botë në vlerë prej 14,4 miliardë eurosh

Në Forumin e shtatë ndërkombëtar investues në Soçi që përfundoi këtë fundjavë, kompanitë ruse lidhën 114 kontrata investuese me vlerë të përgjithshme prej 14,4 miliardë eurosh.

Forumi investues në Soçi këtë viti grumbulloi mbi 8.300 pjesëmarrës, që është afërsisht sa edhe vitin e kaluar, ndërsa në tubim morën pjesë përfaqësues të mbi 40 vendeve dhe 58 rajone ruse.

Ministrja ruse e Zhvillimit dhe Tregtisë, Elvira Nabiulina vlerësoi se biznesmenët e huaj, të cilët kanë marrë pjesë në tubimin në Soçi, kanë dhënë "vlerësim pozitiv për bashkëpunimin ekonomik me Rusinë".

Rusia vitin e kaluar tërhoqi investime në vlerë rekorde prej afërsisht 55 miliardë eurove, por shuma e investimeve këtë vit me siguri do të jetë dyfish më e ulët, vlerësojnë analistët financiarë në Moskë. /MIA/