LAJMI I FUNDIT:

Aksionet evropiane bien ndjeshëm

Aksionet evropiane bien ndjeshëm

Aksionet evropiane ranë me 2.1 % të hënën pas një ngritjeje sezonin e kaluar, për shkak të dyshimeve që rrethonin planin amerikan prej 700 miliardë dollarësh për të shpëtuar sektorin financiar.

Bankat patën rënien më të madhe, me në krye HSBC, aksionet e së cilës ranë me 5.8%, pasuar nga “Societe Generale”, që pati një rënie prej 3.6%.

Analistët thonë se janë ngritur për planin amerikan për shpëtimin e tregut financiar.

"Është diçka shumë e madhe që të analizohet vetëm për një ditë," tha Xhon Hajnes, një strateg që punon tek banka e investimeve “Rensburg Sheppard”.


Analisti i kredive, Stefan Zeisel tha në një deklaratë: "Problemi më i madh qëndron tek detajet por mbetet dhe problemi i çmimeve, fitimit dhe humbjes".

Grupi i Shtatë Kombeve e mirëpriti planin amerikan dhe tha se ishin të gatshëm të nisnin një bashkëpunim ndërkombëtar për të mbrojtur sistemin bankar.

Humbje patën edhe aksionet e kompanive të prodhimit të makinave BMW dhe Peugeot me përkatësisht 3.7 dhe 5 %.

Në Evropë, bursa angleze pësoi një rënie prej 1.4 %, ajo gjermane me 1.3 % dhe ajo franceze me 2.3 %.

Bursa amerikane ra me 1.9-2.3 %, sepse investuesit kanë frikë se plani i shpëtimit të tregut financiar, mund të mos aprovohet nga Kongresi.

Ndërkohë, çmimi i metaleve u rrit me 2.8 %. Rezervat Natyrore Euro-aziatike, BHP Billiton, Vedanta Resources dhe Xstrata patën një rritje me 2.2-3.7%.

Aksionet e kompanisë Holcim patën humbjen më të madhe me një vlerë prej 18%, pasi kompania ruse e çimentos “Eurocement” tha se nuk kishte ndër mend të jepte ofertën e saj për “Swiss group”.

Sektori i udhëtimeve pësoi një goditje nga çmimi i lartë i naftës, dhe kompanitë e fluturimit si “Air France-KLM”, “Ryanair” e Irlandës dhe “EasyJet” e Britanisë pësuan një rënie prej 2.8 dhe 8.3 %.

Xhon Hajnes tha se debiti i korporatave të mëdha hapte mundësi investimi.

"Debiti i korporatave të mëdha është shumë favorizues. Po u themi investuesve të marrin parasysh rrezikun dhe të blejnë obligacionet e korporatave".