LAJMI I FUNDIT:

AKB kërkon heqjen e akcizës për pijet joalkoolike

AKB kërkon heqjen e akcizës për pijet joalkoolike

Drejtuesit e Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB), kanë kërkuar të hënën nga qeveria dhe Ministria e Ekonomisë dhe Financave (MEF), që të heqin akcizën e brendshme për pije të gazuara dhe të pagazuara, e cila vlerësohet se e ngarkon koston e prodhimit për rreth 30 për qind apo 4.5 centë për litër.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini në një konferencë për media, tha se një ngarkesë e tillë është e tepërt për prodhuesit vendorë, pasi i bën të pabarabartë me ata të rajonit.

“Nëse do të hiqej akciza e brendshme, prodhuesit do të mund të investonin më shumë në fabrikat e tyre, por edhe të shtonin vendet e punës”.

Sipas tij, 17 prodhues të sektorit të pijeve, nga 22 sosh që janë, kanë marrë vendim të kërkojnë heqjen e akcizës së brendshme.


“Kërkesa për heqjen e kësaj akcize, vjen me arsyetimin se në rajon nuk ka akcizë të tillë dhe si e tillë është shumë e shtrenjtë, ku për lëndë të parë dhe pajisje për prodhim, ende paguhet dogana 10 për qind dhe TVSH-ja 15 për qind, po ashtu, energjia elektrike në vendin tonë është e shtrenjtë dhe jo e mjaftueshme”.

Ai tha se kanë vështirësi për eksport, sidomos në vendet fqinje, sepse për eksportuesit nuk ka asnjë stimulim, konkurrenca jolojale është shumë prezente, e sidomos pas 17 shkurtit, ku dy pikat kufitare në pjesën veriore të Kosovës u shkatërruan.

Shahini tha se disa fabrika kanë marrë rrugën drejt falimentimit për shkak të politikave fiskale jo të mira.

Drejtuesi i AKB-së tha se ata kanë dhënë alternativa se si të dilet nga kjo situatë, duke hequr akcizën për pije alkoolike dhe duke ngritur pak akcizën për pijet alkoolike, ari dhe argjend. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Ekonomi
EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC Cosmetics
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

MEKA HALAL FOOD
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Kalo në kategori