LAJMI I FUNDIT:

Gates, për herë të 15 radhazi më i pasuri në SHBA

Gates, për herë të 15 radhazi më i pasuri në SHBA

Themeluesi i Microsoft-it, Bill Gates, tashmë 15 vite me rradhë është në kreun e listës së "Forbes"-it të 400 amerikanëve më të pasur, me një pasuri prej 57 miliardë dollarësh.

Megjithatë Gates ka pësuar një rënie në krahasim me vitin e shkuar ku pasuria e tij kishte një vlerë prej 59 miliardë dollarësh.

Investuesi Warren Buffett është radhitur i dyti në këtë klasifikim me një pasuri prej 50 miliardë dollarësh, i ndjekur në vend të tretë nga themeluesi i Oracle Corp, Lawrence Ellison, i cili sipas revistës vlen 27 miliardë dollarë.

Pasi që vitin e kaluar u zhvendosën nga themeluesit e Google-it, Larry Peach dhe Sergey Brin, tani pozicionet, prej të katërtit e deri më të shtatin, i kthejnë katër anëtarët e familjes Wolton, pasardhësit e themeluesit të zinxhirit tregtar më të madh botëror Wol-Mart. Ata kanë nga rreth 23 miliardë dollarë.


Anëtari më i ri në listën e 400 amerikanëve më të pasur është themeluesi 24-vjeçar i Facebook, Mark Zukerberg, pasuria e të cilit vlerësohet në 1,5 miliardë dollarësh.

Revista i formon vlerësimet në bazë të aksioneve publikisht të tregtuara më 29 gusht, ku tronditjet në bursë nga java e kaluar nuk janë marrë parasysh, e kjo do të thotë se kriza financiare mund të zvogëlonte disa prej pasurive më të mëdha.

Megjithatë kriza e kredive që ka përfshire Amerikën ka ndikuar edhe në pasuritë e disa prej me të pasurve në SHBA.

Shefi ekzekutiv i American International Group, Maurice Greenberg, ish-shefi i e-bay, Meg Whitman, apo manjati i kazinove, Sheldon Adelson, kaneëhumbur shumë vende në klasifikimin e revistës në krahasim me një vit më parë. Andelson është ai që është “zhvlerësuar” më shumë, me 13 miliardë dollarë.

“Fakti që të pasurit nuk po pasurohen më, tregon se ekonomia është bllokuar”, është shprehur botuesi i “Forbes”, Matthew Miller. “Kreditë nuk po zgjerohen, ka pak likuiditet në treg dhe marrëveshjet nuk ecin, kështu që ekonomia ngecë”, shpjegon ai.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Ekonomi
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

MEKA HALAL FOOD
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC Cosmetics
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Kalo në kategori