LAJMI I FUNDIT:

Banka britanike “Barclays” blen aktivën e “Lehman Brothers”

Banka britanike “Barclays” blen aktivën e “Lehman Brothers”

Banka britanike "Barclays" njoftoi se ka lidhur kontratë për blerjen e biznesit nga banka e bankrotuar investuese amerikane "Lehman Brothers".

"Barclays", njoftoi se do t’i ndërmarrë aktivat tregtare të "Leman Brathersit" me vlerë prej 40 miliardë funtash (72 miliardë dollarë) dhe pasivat prej 38 miliardë funtash. Ajo përveç kësaj, do të jetë edhe pronar i bankës qendrore të bankrotuar në New York.

"Kjo është mundësi e cila hapet një herë në jetën e "Barclays", deklaroi kryetari i Bankës britanike, Raymond Deymond.

Është e domosdoshme që biznesi të marrë pëlqim nga Gjykata.


Gazeta amerikane "Wall Street Journal" që dje publikoi se është arritur marrëveshje.

Banka më e madhe investuese në SHBA, "Goldman Sachs" dje njoftoi se në kuartalin e dytë të këtij viti ka realizuar përfitim të pastër prej 845 milionë dollarë, që është për rreth 70 për qind më pak nga përfitimi i realizuar në të njëjtën periudhë të vitit 2007.

Kjo paraqet rënie më të madhe se përfitimi i bankës prej vitit 1999, kur filloi tregtimi me aksionet e tyre në Bursën e Nju-Jorkut. Përfitimi i bankës për një aksin shënon 1,81 dollarë, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ai ka qenë 6,13 dollarë për aksion.

"Goldman Sachs" është një prej bankave më të mëdha investuese në SHBA dhe njëra prej dy bankave ende joaktive nga "pesëshja e dikurshme e madhe amerikane e bakrit". Banka e dytë është "Morgan Stearnsi". Prej tre bankave të tjera të "pesëshes" janë "Bear sterms" ka bankrotuar këtë pranverë, "Lehman Brothers" shpalli bankrot dje, ndërsa "Merrill Lynch" është në proces të blerjes nga ana e "Bankës së Amerikës".

Sipas analistëve, rezultatet e këqija afariste të "Goldman Sachs" janë pasojë e krizës me kreditë hipotekare në SHBA. Të ardhurat e përgjithshme të bankës në kuartalin e tretë janë zvogëluar për 51 për qind dhe janë 6,04 miliardë dollarë. /MIA/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Ekonomi
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

MEKA HALAL FOOD
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC Cosmetics
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Kalo në kategori