LAJMI I FUNDIT:

Qeverisja elektronike në Kosovë mbështetet nga Zvicra

Qeverisja elektronike në Kosovë mbështetet nga Zvicra

Ministri I Shërbimeve Publike Arsim Bajrami, do të takohet me autoritetet publike zvicerane për fushën e Qeverisjes elektronike, në Bernë, si dhe me kompani private që ofrojnë shërbime inovative, në fushën e Teknologjisë Informative.

Delegacioni ka marrë mbështetje në aspektin teknik dhe atë material, për zbatimin e qeverisjes elektronike në Kosovë, njofton Zyra e informacionit pranë MSHP-së.

Delegacioni i lartë i Qeverisë së Kosovës, i kryesuar nga ministri i Shërbimeve Publike, Arsim Bajrami, po ashtu ka vizituar Qendrën e Hulumtimeve Shkencore për Teknologji Informative dhe Telefoni Mobile në Lozanë, ku ofrohen dhe studime master në fushën e Qeverisjes elektronike.

Delegacioni të martën ka vizituar edhe Kantonin e Vaudit, ku janë njohur me shërbimet e e-Qeverisjes dhe me projektin e shkollave elektronike.


Delegacioni po qëndron në Zvicër në vizitë për e-Qeverisjen, të organizuar nga Asociacioni Ndërkombëtar KITE.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Ekonomi
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

MEKA HALAL FOOD
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC Cosmetics
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Kalo në kategori