LAJMI I FUNDIT:

Papunësia, pesë herë më e lartë se në Bashkimin Evropian

Papunësia, pesë herë më e lartë se në Bashkimin Evropian

Shkalla e papunësisë në vendin tonë është pesë herë më e lartë sesa mesatarja e Bashkimit Evropian (BE).Ky vlerësim është kryer sipas një ankete, e cila specifikon se papunësia, punësimi dhe shkalla e pjesëmarrjes në mesin e të rinjve kanë mbetur pothuajse të pandryshueshme gjatë periudhës 2003-2006

Këto të dhëna e prezantuan nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sporte (MKRS) dhe Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale (MPMS), projekt i cili është përkrahur nga Banka Botërore dhe Fondacioni Evropian për Trajnime.

“Aktualisht në Kosovë kemi një valë të gjerë të fuqisë punëtore që është mes moshës 28-34 vjeçare, mirëpo fatkeqësisht tregu i punës mund t’i pranojë vetëm 6 mijë punëtorë që do të thotë se 25 mijë njerëz mbesin pa punë”, tha Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rasic.

Rasic premtoi se nuk do të heqin dorë nga sigurimi i një të ardhme më të mirë për të rinjtë e Kosovës.


Ndërsa Lirie Kajtazi, zëvendësministre e Rinisë, Kulturës dhe Sportit, tha se po punohet për krijimin e hapësirës për të rinjtë, por sipas saj, kjo duhet të bëhet nga të gjitha institucionet e Kosovës.

Ajo tha se sipas disa të dhënave të Ministrisë së Kulturës…papunësia e të rinjve arrin 49.5, ndërkaq brengat kryesore të rinjve janë arsimi dhe punësimi, kurse 34 për qind e të rinjve planifikojnë të ndërrojnë vendin ku jetojnë.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Ekonomi
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

MEKA HALAL FOOD
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC Cosmetics
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Kalo në kategori