LAJMI I FUNDIT:

Çmimi i naftës bie nën 92 dollarë

Çmimi i naftës bie nën 92 dollarë

Vazhdon rënia e çmimit të naftës. Në bursën e New Yorkut, nafta e papërpunuar sot në mëngjes ka rënë nën 92 dollarë për barel. Kjo llogaritet edhe rënia më e madhe dy ditore për katër vitet e fundit .

Çmimi i naftës së “lehtë” amerikane sot në bursën e New Yorkut ra për 4,15 dollarë, ose 4,3 për qind, në 91,56 dollarë për barel, ndërsa nafta evropiane "brent" në bursën Ndërkombëtare në Londër u lirua për 4,44 dollarë, ose 4,7 për qind, në 89,80 dollarë për barel.

Rënia kaq e madhe pason pasi që "Lehman Brothers", dikur banka e katërt më e madhe investuese në SHBA, dje praktikisht bankrotoi, duke u vendosur ndër mbrojte gjyqësore nga kreditorët para bankrotimit.