LAJMI I FUNDIT:

Bush: Ekonomia amerikane i përballon krizat

Bush: Ekonomia amerikane i përballon krizat

Presidenti amerikan George W. Bush, gjatë një konference për shtyp mbi krizen e Wall Street, është shprehur optimist për ekonominë amerikane.

“Ekonomia amerikane është e fortë dhe mund t’i përballojë çrregullimet e tregjeve financiare”, ka deklaruar Bush.

Shefi i Shtepisë së Bardhë ka deklaruar gjithashtu se administrata e tij është e angazhuar për stabilizimin e situatës ekonomike.

“Administrata ime po punon për të reduktuar turbulencat e tregjeve dhe për të minimizuar impaktin e krizës financiare të lidhur me falimentimin e “Lehman Brothers”. Po punojmë për të promovuar stabilitetin”, ka shtuar Bush.