LAJMI I FUNDIT:

Sindikatat ende në mosmarrëveshje për të ardhmen e Alitalias

Sindikatat ende në mosmarrëveshje për të ardhmen e Alitalias

Katër nga nëntë sindikatat e përfshira me shoqërinë ajrore italiane në krizë, Alitalia, njoftuan sot se kanë nënshkruar një marrëveshje paraprake me CAI-n, një konsorcium që do të investojë në kompaninë e riorganizuar. Sindikatat që përfaqësojnë pilotët dhe stuardesat nuk e kanë nënshkruar ende projekt-marrëveshjen duke e cilësuar atë si të pavlerë. Duket se divergjencat mes sindikatave po i komplikojnë përpjekjet për të nënshkruar marrëveshjen.

Pilotët dhe punonjësit e Alitalias protestuan dje në mbrëmje në Romë kundër planeve për të pushuar mijëra njerëz ndërsa shoqëria e ajrore në krizë ka rrezik të ndërpresë fluturimet për mungesë karburanti.

Marrëveshja mes katër sindidatave më të mëdha të Alitalias dhe një grupi investitorësh synon marrjen nën kontroll të shoqërisë së falimentuar që ka në plan të shkurtojë 3 mijë e 200 punonjës dhe është një fillim i mirë për negociata të mëtejshme, citohet të ketë thënë sot një drejtues i sindikatës.

Katër sindikatat mbështetën planin për të shpëtuar Alitalian në bisedimet gjatë natës me investitorët.


Ministri italian i Punës Mauricio Sakoni e cilësoi marrëveshjen "një hap të rëndësishëm përpara", në përpjekjet e qeverisë për të shpëtuar Alitalian.

Megjithatë marrëveshja nuk përfshin kontratat e reja – një nga pikat e nxehta të negociatave – dhe u hodh poshtë nga pesë sindikatat e tjera që nuk morën pjesë në bisedime.

Qeveria ka ndërmjetësuar negociatat që kur bisedimet e drejtëpërdrejta mes nëntë sindikatave të Alitalias dhe investitorëve dështuan javën e kaluar.

Rafaele Bonani, drejtuesi i konfederatës CISL që mbështeti planin, i doli në mbrojtje marrëveshjes.

Shifra prej 3200 shkurtimesh përputhet me atë çfarë kishte sugjeruar ministri Sakoni në fillim të muajit dhe më pak nga 5 mijë apo 7mijë shkurtime që ishin parashikuar më parë.

Alitalia, e cila ka humbur gati dy milionë euro çdo ditë u deklarua e falimentuar më 29 gusht. Sipas planit të shpëtimit, investitorët do të fusin një miliardë euro në kompani, do ta shkrijnë atë me kompaninë ajrore numër 2 të Italisë, Air One dhe do të kërkojnë një partner të huaj.

"Ne vazhdojmë të punojmë rregullisht", tha një pilot i Alitalias sot, duke shtuar se nuk ka plane për demonstrata të tjera si ajo e mbrëmshmja.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Ekonomi
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

MEKA HALAL FOOD
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC Cosmetics
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Kalo në kategori