LAJMI I FUNDIT:

OTE përgatitë shitjen e Cosmofon-it

OTE përgatitë shitjen e Cosmofon-it

Operatori i dytë celular në Maqedoni Cosmofon do të jetë viktima e parë e marrëveshjes për partneritet strategjik midis OTE-s greke dhe Deutsche Telekom.

Siç shkruan sot gazeta "Ta nea", kompania telekomunikuese greke gjatë kësaj jave duhet të emërojë konsultantë, të cilët do ta përgatisin shitjen e Cosmofonit.

Sipas gazetës, firma simotër e OTE-s në Maqedoni në marrëveshjen për partneritet strategjik, është shkyçur nga "çështjet e ndieshme", sipas të cilave Qeveria greke ka të drejtën e vetos.

Deutsche Telekom është i pranishëm në Maqedoni përmes firmës së vet simotër T-Mobile, fakt që e detyroi OTE-n ta "vrasë" kompaninë e vet në Maqedoni, shkruan gazeta.


Përfaqësues të Deutsche Telekom para do kohë qëndruan në Maqedoni, në bisedime me Komisionin për mbrojtje të konkurrencës, i cili duhet të marrë vendim nëse telekomi gjerman ka monopol mbi tregun e telekomunikimit në vend.

T-Mobile dhe Cosmofon mbulojnë mbi 90 për qind të tregut të telefonisë celulare në Maqedoni, ndërsa pjesa tjetër i takon operatorit të tretë Vip. /Makfaks/