LAJMI I FUNDIT:

BSPK mbështet kërkesat që si përballon buxheti

BSPK mbështet kërkesat që si përballon buxheti

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka dalë në mbështetje të kërkesave të shërbimeve civile dhe punëtorëve,të cilat për tu implementuar kushtojnë qindra miliona euro dhe janë të papërballueshme për buxhetin e Kosovës.

“Kryesia e BSPK-së mbështet fuqishëm kërkesat e Kryesisë së FSSHK-së, SHPK-së, Sindikatës së Judikaturës, Sindikatës së Administratës si dhe të Shërbimit Doganor të Kosovës që u janë drejtuar institucioneve të Republikës së Kosovës. Këto kërkesa janë legjitime, pasi që gjendja në shërbimet civile dhe në shumë segmente tjera të punëtorëve të Kosovës është e rëndë dhe si e tillë e paqëndrueshme”,thuhet në komunikatën e BSPK-së.

Sipas saj,ka një kohë të gjatë që Sindikatat e Pavarura i kanë shtruar kërkesat e tyre institucioneve të Republikës së Kosovës.

“Qeveria e Kosovës ka bërë një hap në drejtim të zgjidhjes së kërkesave të mësimdhënësve të arsimit parauniversitar, veprim të cilin e përshëndesim, mirëpo ajo ende nuk ka shtruar në parim zgjidhjen e kërkesave që lidhen”,vijon komunikata.


Ndër kërkesat e sindikalistëve janë rritja substanciale e pagave të shërbyesve civil, konform me koston e jetesës dhe inflacionin, nivelizimin e pagave të shërbyesve civil të Kosovës, pagesën e shtesave të parapara sipas Ligjit mbi Policinë, kthimin në procedurë të miratimit dhe sigurimin e infrastrukturës përkatëse ligjore për Ligjin e Punës, Ligjin mbi Organizimin Sindikal, Ligjin mbi Grevat, Ligjin mbi Pagat, Ligjin mbi Sigurimin Shëndetësor, Ligjin mbi Pensionet, realizimin e Kontratës Kolektive lidhur me kontratat e punës, përvojën e punës, shujtën, shpenzimet e udhëtimit si dhe përfaqësimin e sindikatës në rastet kur vendoset për të drejtat, obligimet dhe interesat e punonjësve, si në nivel qendror ashtu edhe në atë lokal.

“ BSPK-ja është e vetëdijshme për gjendjen e vështirë nëpër të cilën po kalon Kosova dhe gjendjen ekonomike, por kërkon nga institucionet e Republikës së Kosovës që të merren seriozisht me zgjidhjen e çështjeve të shumta të punonjësve të Kosovës, sepse në të kundërtën do të jetë e detyruar të përballet me pasojat, të cilat do të ishin të mëdha dhe të paparashikueshme’,përfundon kjo komunikatë./Telegrafi/