LAJMI I FUNDIT:

Brazili synon të ndërtojë 60 centrale atomike

Brazili synon të ndërtojë 60 centrale atomike

Problemet e mëdha energjetike në Brazil kanë shtyrë qeverinë braziliane të marrë vendim për ndërtimin e 60 centraleve atomike, në 50 vitet e ardhshme.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i energjetikës së Brazilit, Edson Lubajo.

Aktualisht Brazili gjysmën e sasisë së gazit që konsumon e blen nga Bolivia dhe duke pasur parasysh problemet e fundit në Bolivi, Brazili po përballet me probleme të mëdha energjetike.

Ministri i energjetikës së Brazilit theksoi se së shpejti Brazili do të përfundojë centralin atomik Angra-3 me një kapacitet 1300 megavat.