LAJMI I FUNDIT:

Uragani Ajk shkakton ngritje të sërishme të çmimit të naftës

Uragani Ajk shkakton ngritje të sërishme të çmimit të naftës

Pas hapjes së bursës në Azi, çmimet e naftës janë ngritur sërish duke arritur në gati 102 dollarë për barel, si pasojë e uraganit Ajk, i cili ka shtyrë kompanitë përgjatë bregdetit të Teksasit të mbyllin rafineritë dhe të ndalojnë nxjerrjen e naftës.

Nafta e “lehtë” amerikane për dërgesat e tetorit të sot është shtrenjtuar për 94 centë duke arritur në 101,81 dollarë për barel ndërsa në Londër “brendi” i Detit të Veriut është shtrenjtuar për 81 centë duke arritur në 98,48 dollarë për barel.

Dje çmimi i naftës në bursat e Nju Jorkut dhe Londrës, kishte pësuar uljen me të madhe për pesë muajt e fundit. Kjo për shkak të forcimit të valutës së dollarit amerikan dhe rënies së kërkesave globale për karburante.