LAJMI I FUNDIT:

Chavez kërcënon Amerikën me bllokimin e naftës

Chavez kërcënon Amerikën me bllokimin e naftës

Presidenti i Venezuelës Hugo Chavez, ka paralajmëruar qeverinë amerikane ‎nëse vazhdon të ndërhyj në punët e brendshme të vendeve të ‎Amerikës Latine, Karakasi do të pezulloj dërgimin e naftës për ‎Amerikën.

Chavez, duke kritikuar ‎politikat ndërhyrëse dhe armiqësore të Amerikës në rajonin e ‎Amerikës Latine ka deklaruar se, Venezuela dëshiron të jetë e lirë dhe ‎e pavarur dhe këtë pavarësi do ta fitoj me çdo çmim dhe nëse Shtëpia e Bardhë vazhdon me politikat ‎ndërhyrëse në vendet e Amerikës Latine, atëherë Venezuela do të ‎ndërpres shitjen e naftës për këtë vend.

Presidenti Chavez gjithashtu ‎ka theksuar se përderisa presidenti Bush është në krye të shtëpisë së ‎bardhë, Venezuela nuk do të ketë ambasador në këtë vend.

Venezuela është furnizuesi më i madh i Shteteve te Bashkuara me naftë, ndërsa vetë Uashingtoni është klienti më i madh i Karakasit.