LAJMI I FUNDIT:

Çmimi i naftës mund të bie në 100 dollarë për fuçi

Çmimi i naftës mund të bie në 100 dollarë për fuçi

Vetëm një ditë pasi OPEC ra dakord të ulë prodhimin global me mbi 500 mijë fuçi në ditë, çka ndikoi sërish në rritjen e çmimit të arit të zi Venezuela beson se çmimi i naftës mund të stabilizohet në 100 dollarë për fuçi.

Një deklaratë e tillë doli nga ministri venezuelian i Naftës, Rafael Ramirez.

"Ne nuk e dimë me saktësi nivelin ku do të stabilizohet tregu. por mendojmë se do të jetë rreth 100 dollarë për fuçi".

OPEK, caktoi sasinë e prodhimit në një mbledhje në Vjenë. Atje u diskutua për rënien e mprehtë të çmimeve të naftës pasi këto kishin arritur pikun e tyre me më shumë se 147 dollarë për fuçi në korrik.


OPEC ka vendosur të kthehet te tavani i prodhimit të rënë dakord në shtator të vitit të kaluar dhe t’i përmbahet këtyre niveleve.

Megjithëse OPEC-u mënjanon një çmim fiks, analistët shprehen se disa anëtarë me ndikim të madh nuk duan ta shohin çmimin e naftës më poshtë se 100 dollarë.