LAJMI I FUNDIT:

Rumani, inflacioni për këtë vit mund të arrijë në 6.5 %

Rumani, inflacioni për këtë vit mund të arrijë në 6.5 %

Inflacioni në Rumani, duket se do të arrijë në 6.5% në 2008-ën, pothuajse dy herë më i lartë se objektivi i qeverisë prej 3.5%.

Një paralajmërim i tillë është bërë nga zëvendës guvernatori i Bankës Rumune, Cristian Popa.

”Rritja e pagave, çmimet e larta të energjisë dhe ushqimeve po nxisin rritjen e çmimeve në Evropën Lindore”.

Vitin e kaluar, inflacioni në Rumani arriti në 6.6%. Ndërkohë inflacioni me bazë vjetore i Rumanisë nuk duhet të jetë më shumë se 1.5%, meqë llogaritet niveli mesatar i tre vendeve te BE-se me inflacion më të lartë, sipas kritereve të Maastricht. Rumania synon të hyjë ne zonën e euros ne 2014.