LAJMI I FUNDIT:

Serbët lëshojnë konferencën ndërkombëtare, irritohen nga prania e ministrit Limaj

Serbët lëshojnë konferencën ndërkombëtare, irritohen nga prania e ministrit Limaj

Prania e ministrit të Transportit dhe Post Telekomunikacionit (MTPT), Fatmir Limaj, në konferencën ndërkombëtare për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor që ka nisur punimet sot në Slloveni, ka irrituar zyrtarët e lartë serbë, duke lëshuar konferencën dy ditore e cila ka për qëllim ndihmën dhe zhvillimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Ministri Limaj të mërkurën gjatë një konference të përbashkët për shtyp me ministrin slloven, Zhiga Turk, ka deklaruar se vendi ynë mirëpret investimet e huaja, andaj biznesi slloven duhet të shfrytëzojë përparësitë e veta në tregun kosovar.

Në seancën e sotme të konferencës së Qendrës Evropiane për Zhvillimin e Ballkanit Perëndimor, ministri Limaj, gjatë fjalimit të tij me temën “Kosova dhe sfidat e saj në anëtarësimin në Unionin Evropian”, tha se Kosova ka shënuar progres të dukshëm në fushën e transportit dhe telekomunikacionit.

“Pasi që periudha aktuale dhe ajo pasuese cilësohen si fundamentale për optikën e euro-integrimeve, rëndësi e veçantë po i kushtohet dhe do t’i kushtohet ndërtimit, zhvillimit dhe mirëmbajtjes së rrjetit të transportit dhe të atij të telekomunikacionit, si rrjete themelore e vitale të lidhjes dhe të komunikimit efikas ndërnjerëzor, të kohezionit ekonomik dhe të evolucionit të qëndrueshëm social”.


Kreu i MTPT-së, tha se Qeveria e Kosovës mbështet fuqishëm tezën se infrastruktura transportuese është parakusht i domosdoshëm për një zhvillim të mbarë ekonomik të vendit tonë, si dhe për integrim funksional me infrastrukturën transportuese rajonale dhe atë evropiane.

Ndryshe vizita zyrtare e ministrit Limaj në Slloveni po realizohet me ftesë të ministrit slloven të Shtetit, Zhiga Turk, Odës Ekonomike Sllovene, si dhe “Tehnopolisit” nga Celja e Sllovenisë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Ekonomi
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

MEKA HALAL FOOD
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
Shkollat e UBT-së hapin dyert për vitin e ri shkollor 2024/25

Shkollat e UBT-së hapin dyert për vitin e ri shkollor 2024/25

UBT
Kalo në kategori