LAJMI I FUNDIT:

Sërish ngritje të çmimit të naftës në bursat botërore

Sërish ngritje të çmimit të naftës në bursat botërore

Nafta u shtrenjtua sot në bursat botërore, pas vendimit të mbrëmshëm të Organizatës së shteteve eksportuese të naftës (OPEK) për zvogëlimin e prodhimit ditor për 520.000 barelë.

Nafta e lehtë amerikane për dërgesat në tetor u shtrenjtua për 1,41 dollar në 104,46 dollar për barel, ndërsa çmimi i "Brend"-it evropian nga Deti Verior u rrit për 1,06 dollarë në 101,40 dollarë për barel.

Mbrëmë në bursën në Nju-Jork nafta amerikane u lirua për 3,08 dollarë në 101,59 dollarë për barel, ndërsa në mbylljen e bursës në Londër nafta e Detit Verior kushtonte 100,34 dollarë për barel, pasi paraprakisht në një moment për herë të parë në pesë muajit e fundit shitej për më pak se 100 dollarë për barel.

Drejtori për rrezik energjetik i kompanisë japoneze "Micibushi", Toni Nunan deklaroi se vendimi i OPEK-ut ka qenë i domosdoshëm që të pengohet "kolapsi" i çmimeve të naftës në bursa.


"Kjo nuk do të thotë se pas kësaj çmimet shpejtë do të rriten. Mendoj se do të nevojitet kohë e caktuar para se tregu me të vërtetë të stabilizohet", deklaroi Nunan.

OPEK-u mbrëmë vendosi t’i kthejë kuotat e prodhimit ditor në nivel të shtatorit të vitit 2007, respektivisht në 28,8 milionë barelë. Në këtë kuotë nuk janë përfshirë Indonezia, e cila edhe zyrtarisht e braktisi kartelin në takimin e mbrëmshëm në Vjenë, si edhe Angola dhe Ekuadori të cilat para një viti nuk ishin anëtare të OPEK-ut.
Veçmë disa muaj me radhë anëtarët e OPEK-ut, veçanërisht Arabia Saudite prodhojnë naftë mbi kuotat e caktuara, për çka prodhimi i energjensit arriti 29,67 milionë barel në ditë.

Ministri algjerian i Naftës dhe kryetar aktual i Organizatës, Shakib Helil mendon se vendimi i OPEK-ut nuk do të kontribuojë për rritje drastike të çmimit të naftës. /MIA/