LAJMI I FUNDIT:

OPEC deklaron se ka mbifurnizim me naftë

OPEC deklaron se ka mbifurnizim me naftë

OPEC ka rënë dakord të ulë prodhimin global me mbi 500 mijë fuçi në ditë pas një takimi në Vjenë.

Atje u diskutua për rënien e mprehtë të çmimeve të naftës pasi këto kishin arritur pikun e tyre me më shumë se 147 dollarë për fuçi në korrik.

OPEC ka vendosur të kthehet te tavani i prodhimit të rënë dakord në shtator të vitit të kaluar dhe t’i përmbahet këtyre niveleve.

Në muajt e fundit, disa anëtarë, veçanërisht Arabia Saudite i kanë kaluar limitet.


Vendimi më i fundit u mor pasi çmimi i naftës ra mbi 100 dollarë për fuçi për herë të parë që nga prilli.

Komentet nga disa zyrtare të OPEC-ut sugjeruan se ata ishin të shqetësuar se çmimet do të binin edhe më shumë.

Disa thanë se tregu për momentin është i furnizuar mirë ose mbifurnizuar. /BBC/