LAJMI I FUNDIT:

Kthehet Huruglica

Kthehet Huruglica

Sipas gazetës Express, Komisioni i qeverisë për shqyrtimin e çështjes së suspendimit të drejtorit të doganave, Naim Hurgulicës, ka kompletuar raportin duke rekomanduar që ai të kthehet në punë.

“Komisioni nuk ka gjetur ndonjë argument për ta larguar Huruglicën dhe e deklaron atë të pafajshëm për futjen e maunave brenda territorit të Kosovës”.

Express shkruan se , menjëherë pas raportit pritet të shfuqizohet vendimi për suspendimi

e tij dhe Huruglica do të kthehet në pozitën e tij si drejtor i doganave.
Këto informacione, gazeta i mbështet në burime brenda qeverisë së Kosovës.


Ndryshe Drejtori i Doganave, Naim Huruglica, së bashku me sekretarin e ministrisë së Mjedisit, Muhamed Aliu, janë suspenduar nga puna si përgjegjës për lejimin e futjes në Kosovë të 60 tonëve më vaj disulfurik, e cila konsiderohet e rrezikshme për mjedisin. Maunet janë ende brenda territorit të Kosovës dhe një kompani kroate po kryen asgjësimin e tyre.

Përveç përgjegjësive për futjen e maunave në Kosovë suspendimi i Huruglicës ishte bërë edhe me arsyetimin se ky i fundit ishte përgjegjës për gjetjet e Zyrës së Auditorit Gjeneral për keqpërdorime në Shërbimin Doganor të Kosovës.