LAJMI I FUNDIT:

Kosovë-Shqipëri, nënshkruhet Memorandum i bashkëpunimit ndërshtetëror

Kosovë-Shqipëri, nënshkruhet Memorandum i bashkëpunimit ndërshtetëror

Ministrja e Energjisë dhe Minierave të Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula dhe ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë i Republikës së Shqipërisë, Genc Ruli, të martën, kanë nënshkruar Memorandumin e bashkëpunimit ndërshtetëror.

Ministri Ruli, i cili në Kosovë po qëndron me ftesën e ministres Shiroka-Pula, ka deklaruar se me nënshkrimin e këtij Memorandumi Shqipëria dhe Kosova do të zgjerojnë në të ardhmen edhe më shumë bashkëpunimin ndërshtetëror, në veçanti në sektorin e energjisë edhe pse bashkëpunimi mes dy vendeve nuk ka munguar.

“Ne gjatë dimrit i japim energji Kosovës, kurse gjatë verës ne marrim energji elektrike nga Kosova. KESH-i dhe KEK-u kanë një bashkëpunim të jashtëzakonshëm, madje duke i tejkaluar edhe kompetencat politike”.
Ruli po ashtu tha se Kosova është para projekteve madhore në sektorin e energjisë, ndërsa Shqipëria ka një dominant të projekteve energjetike, ngase pritet të ndërtohen disa hidrocentrale, ndërsa një hidrocentral planifikohet t’i prodhojë deri në 500 MW energji elektrike.

“Mendoj që partneriteti dhe bashkëpunimi mes nesh do të jetë edhe më i madh tash e tutje. Jemi duke i analizuar të gjitha investimet e mundshme në sektorin e energjisë për ngritjen e kapaciteteve të reja, ngase Shqipëria dhe Kosova vazhdojnë të mbesin dy vendet në rajon që ballafaqohen me mungesë të energjisë elektrike apo furnizim të pamjaftueshëm”.


Në anën tjetër ministrja, Justina Shiroka-Pula tha se pas nënshkrimit të Memorandumit të bashkëpunimit ndërshtetëror, do të zgjerohet edhe më shumë.

“Ne po ballafaqohemi me sfida që po na presin, të cilat në të ardhmen me ndërtimin e kapaciteteve energjetike do t’i tejkalojmë”. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Ekonomi
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Shkollat e UBT-së hapin dyert për vitin e ri shkollor 2024/25

Shkollat e UBT-së hapin dyert për vitin e ri shkollor 2024/25

UBT
EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC Cosmetics
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
Kalo në kategori