LAJMI I FUNDIT:

Çmimi naftës rifillon ngritjen

Çmimi naftës rifillon ngritjen

Çmimet e naftës janë rritur të hënën nga niveli më i ulët në këto pesë muaj i arritur të premten, pas frikës së çrregullimit të prodhimit në gjirin e Meksikës nga Uragani Ike.

Gjithashtu tregtarët e naftës janë në pritje të vendimit që Opek do të marrë të martën në lidhje me prodhimin, me rastin e mbledhjes në Vjenë.

Të hënën nafta e lehtë amerikane u shit me 107,07 dollarë për barel,ose 84 centë më shumë se të premten ndërsa nafta Brent e Detit të Veriut u shit me 104,76 dollarë ose 67 centë më shumë.

Uragani Ike njësoj si Gustav mund të prekë gjirin e Meksikës pas kalimit në Haiti, sipas qendrës amerikane të përgjimit të cikloneve.


Ekspertë në sektorin e naftës mendojnë se Opek mund të vendosë të ulë zyrtarisht prodhimin e naftës.