LAJMI I FUNDIT:

Çmimi i naftës do të ulet

Çmimi i naftës do të ulet

Mbajtja e furnizimeve aktuale me naftë bruto nga ana e OPEC-ut, do të çojë në mbingopje të tregut deri në mesin e vitit 2009, duke shkaktuar kështu edhe uljen e çmimit.

Kështu ka bërë të ditur një zyrtar i lartë iranian, Mohamad Ali Katibi, i cili është njëkohësisht edhe përfaqësuesi i Republikës Islamike në organizatën e vendeve më të pasura me naftë, OPEC.

Katibi nënvizoi gjithashtu se kërkesa për naftë nga karteli është aktualisht 31 milionë fuçi në ditë, ku prodhimi aktual është mes 32.6-32.8 milion fuçive në ditë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë kërkuar organizatës një shtim të prodhimit të arit të zi, me qëllim uljen e çmimit të lëndës djegëse, pas krizës ekonomike mbarë botërore që shkaktoi, por vendet e OPEC-ut kanë shfaqur vazhdimisht rezistencë ndaj këtij vendimi.


Tashmë SHBA-ja është vënë në kërkim të mënyrës për të zvogëluar varësinë e vendit nga nafta dhe planifikon të shpenzojë 600 milionë dollarë gjatë viteve të ardhshme, për zhvillimin e karburanteve të ripërtërishme dhe për zgjidhje të reja energjie.

Por, mjaft drejtues amerikanë biznesi shprehen se edhe këto shpenzime të qeverisë, nuk mjaftojnë për të përmbushur nevojat për naftë në Shtetet e Bashkuara, ku konsumohen rreth 20 milionë fuçi në ditë.