LAJMI I FUNDIT:

Shënojnë rritje tregjet evropiane dhe aziatike

Shënojnë rritje tregjet evropiane dhe aziatike

Tregjet evropiane dhe ato aziatike të aksioneve janë rritur pasi që qeveria amerikane mori nën kontroll kompanitë gjigante të kredive, Fannie Mae dhe Freddie Mac.

Ndryshe, kompanitë gjigante Fannie Mae dhe Freddie Mac menaxhojnë pothuajse gjysmën e tregut amerikan të kredive dhe kanë humbur miliarda dollarë gjatë krizës së hipotekave të shtëpive.

Sekretari amerikan i Thesarit Henry Paulson, kishte deklaruar se bankrotimi i këtyre dy kompanive do të shkaktonte pasoja të mëdha për tregjet financiare në tërë botën.