LAJMI I FUNDIT:

Kriza e kreditit mund të zgjasë edhe një vit

Kriza e kreditit mund të zgjasë edhe një vit

Kriza e kreditit pritet të zgjasë deri në vitin 2010, ka paralajmëruar kreu i një prej kreditorëve më të mëdhenj në Britaninë e Madhe.

Shefi i kompanisë HBOS, Andy Hornby i tha BBC-së se do të mund të kalonin 18 muaj përpara se çmimet e shtëpive të fillonin të rriteshin përsëri.

Kjo ishte e nevojshme për t’i dhënë bankave shtysë që ato të kishin besim për të filluar dhënien e kredive, tha zoti Hornby.

Komentet e tij sugjerojnë se qeveria mund të bëjë shumë pak për të stimuluar tregjet.


Zoti Hornby, banka e të cilit HBOS është pronare e Halifax dhe Bankës Mbretërore të Skocisë, tha se bankat britanike do të vazhdojnë të vuajnë probleme të mëdha.

Kjo derisa ato të arrijnë të grumbullojnë shuma të mëdha nga tregjet financiare.

Komentet e tij i shtohen lajmeve trishtuese të kësaj jave përsa i takon ekonomisë.

Ministri përgjegjës për Financat, Alistair Darling tha se vështirësitë ekonomike ishin më të rënda që prej 60 vjetësh.

Në një tjetër, zhvillim Organizata për Bashkëpim dhe Zhvillim Ekonomik ka parashikuar se ekonomia britanike do të bjerë në reçension këtë vit.

Këto komente bënë që stërlina të binte në nivelin më të ulët të shkëmbimit me dollarin që prej vitit 2006.