LAJMI I FUNDIT:

Turqia, ofron hua pa interes për eksportuesit

Turqia, ofron hua pa interes për eksportuesit

Prodhuesit eksportues turk do të jenë në gjendje së shpejti të kenë përparësi nga një paketë e re që mbështetët nga shteti. Bëhet fjalë për, hua pa interes, të ngjashme me ato që ofron Turqia për kompanitë e vogla dhe të mesme industriale (SME).

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Industrisë dhe Tregtisë në Turqi, Zafer Çaglayan.

“Rreth 6.000 kompani do të jenë në gjendje të përfitojnë nga këto hua. Periudha e aplikimit do të nisë me 15 shtator, ndërsa huaja do të duhet të paguhet 6 muaj pas disbursimit”, deklaroi ministri Çaglayan.

Ai po ashtu tha se, pritet që shteti të sigurojë 650 milionë dollarë për eksportuesit nëpërmjet këtij kanali.


“Shpresoj që prodhuesit eksportues të cilët përdorin këto hua do ta rrisin nivelin e tyre të eksporteve me 6 apo 7 herë”.

Eksportuesit turq po kalojnë kohë të vështira teksa mbivlerësimi i lires po i gërryen dramatikisht normat e tyre të fitimit, argumentojnë ekspertet.