LAJMI I FUNDIT:

Kompleks i ri turistik në Dubrovnik

Kompleks i ri turistik në Dubrovnik

Ministria Kroate e Turizmit ka bërë të ditur se synon t’i japë mbështetje shtetërore projektit të ri për zhvillimin e turizmit rural të zonës së Dubrovnikut.

Projekti parashikon ndërtimin e një fshati turistik në zonën e Mikulici, në afërsi të qytetit, si dhe ndërtimin dhe rindërtimin e strukturave të vjetra rurale.

Projekti Canavia parashikon realizimin e një zone sipërmarrëse për zhvillimin e hoteleve të vogla me kushte familjare me qendra sportive dhe të mirëqenies për një investim total prej 100 milionë euro.

Mbi 30 sipërmarrës vendas kanë shprehur deri tani interesin për këtë investim.
Canavia është projekti i parë dallues i turizmit rural në zonën e Dubrovnikut.