LAJMI I FUNDIT:

Recesion i papritur në Britani, bie sterlina

Recesion i papritur në Britani, bie sterlina

Ekonomia britanike po shkon shumë keq. Sipas kancelarit Alister Darling vendi po përballet me një situatë ekonomike më të keqen gjatë këtyre 60 vjetëve dhe kjo gjendje do të jetë më e gjatë dhe më e thellë.

Alarmi i zotit Darling është reflektuar menjëherë tek tregu i valutës. Sterlina ka vazhduar të humbasë terren përballë euros dhe dollarit.

Pesimizmi i kancelarit i shtyn investitorët që ti kthejnë shpinën valutës britanike.

Ndërkohë që Banka e Anglisë mund të kishte relaksuar situatën ekonomike duke ulur taksat shumë të larta,për ta çliruar ekonominë.


Inflacioni është rreth 4,4%, shumë më shumë se 2% që ka parashikuar qeveria.

Situata e financave publike është e degraduar dhe Londra nuk ka mundësi të veprojë për një gjetje masive të buxhetit.

Ajo mund të shpresojë se një ulje e vlerës së monedhës së saj dhe të rrisë eksportet si në SHBA.