LAJMI I FUNDIT:

Vlorë, projekt për ndërtimin e një zone industriale

Vlorë, projekt për ndërtimin e një zone industriale

Një konzorcium i përberë nga disa shoqëri zvicero-amerikane ka paraqitur para kryeministrit, Sali Berisha dhe disa anëtareve të qeverisë, projektin për krijimin e një zone industriale, si dhe një terminali gjigand kontenierësh në qytetin e Vlorës.

Konzorciumi pretendon se do të investojë në këtë projekt rreth 1.2 miliardë euro duke vënë në dukje avantazhet që ofron zona e Portit të Vlorës, për të ndërmarrë një nismë të tillë.

Qeveria e ka miratuar tashmë këtë zonë si një park industrial, që do të jepet me koncesion, ndonëse ende nuk është shpallur se cila do të jetë shoqëria që do marrë përsipër zhvillimin e saj.