LAJMI I FUNDIT:

Deutsche Telekom synon 15% të Telekom Serbia

Deutsche Telekom synon 15% të Telekom Serbia

Deutsche Telekom ka shprehur interes në blerjen e 15% të aksioneve të kompanisë së telefonisë fikse dhe mobile në pronësi shtetërore, Telekom Serbia. Kjo pasi qeveria serbe ka shpalosur planet për Telekomin, duke e listuar atë në bursat e Londrës dhe Beogradit.

Kreu i sindikatave të Telekom Serbia, Miroslav Jokcimovic ka deklaruar se nuk janë kundër shitjes së kompanisë por gjithsesi, do të preferonin që shteti të mbetej në pronëse të shumicës së aksioneve.

Sipas burimeve nga Ministria e Ekonomisë, qeveria serbe po pret tani oferta nga Morgan Stanley dhe Merrill Lynch për shitjen e mundshme të kuotës së 15% të aksioneve të Telekomit.

“Serbia do të mbajë një kuotë prej 51% të kompanisë, ose të paktën një paketë kontrolluese të aksioneve”, kanë deklaruar të njëjtat burime.


Deutsche Telekom tashmë zotëron 5% të Telekom Serbia si partnere e kompanisë greke, OTE.