LAJMI I FUNDIT:

MTI organizon Forum të Turizmit

MTI organizon Forum të Turizmit

Nën patronatin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI) me datë 5 dhe 6 të këtij muaji do të mbahet Forumi i Turizmit.

Ky forum i cili vlerësohet të jetë i karakterit ndërkombëtar do të organizohet nga departamenti i Turizmit me Komunën e Deçanit, me komunitetin e biznesit KOTAS dhe akterët tjerë të turizmit.

Bazuar në një njoftim zyrtar të MTI-së, pjesa e parë e forumit do të mbahet në Hotel “Rio De Janiero”, në Deçan, ndërsa pjesa e dytë do të vazhdohet në bjeshkë të Prelepit.

“Forumi do të ketë edhe pjesën promovuese të vlerave natyrore që i përkasin Rajonit Turistik “Bjeshkët e Nemuna” (Alpet Shqiptare), për të cilin rajon është bërë identifikimi i produktit turistik”. /Telegrafi/