LAJMI I FUNDIT:

Ministri Vehapi viziton Kroacinë

Ministri Vehapi viziton Kroacinë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), Idriz Vehapi do të qëndrojë për një vizitë pune në Kroaci me ftesë të homologut të tij kroat Bozhidar Pankretiq. Gjatë këtij takimi ministri Vehapi do nënshkruajë memorandum për bashkëpunim ndërmjet dy ministrive përkatëse.

Bazuar në një njoftim zyrtar të MBPZHR-së, me nënshkrimi i këtij memorandumi ngërthen inkurajimin i mëtejmë të zhvillimit të marrëdhënieve të mira dhe fuqizimin e punës në fushën e interesit të përbashkët, të ndërlidhura me procesin e para-hyrjes në Bashkimin Evropian (IPARD), të vetëdijshëm për objektivat strategjike të Kroacisë dhe Kosovës për anëtarësim në BE.

Gjatë vizitës në Kroaci ministri Vehapi do të marrë pjesë edhe në Panairin e Gudovacit, Bjellovar.

Ndryshe, ministri Vehapi të martën është takuar me Miroslav Shindellazh, kryetar i Dhomës së Përbashkët të Tregtisë Çeko-Shqiptare, me të cilin ka biseduar për mundësitë e investimeve në Kosovë që do të realizoheshin përmes formave të bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet të dyja vendeve si dhe për partneritetin e bizneseve çeko-shqiptare.


Ministri Vehapi pasi ka falënderuar përfaqësuesin e Dhomës së Përbashkët të Tregtisë Çeko-Shqiptare, ai ka mirëpritur këtë bashkëpunim të sinqertë, duke përkujtuar me këtë rast se Kosova ka shumë nevojë për rritjen e investimeve në bujqësi, sidomos në sferën e sistemit të ujitjes. /Telegrafi/