LAJMI I FUNDIT:

Parashikim i zymtë i OECD-së për Evropën

Parashikim i zymtë i OECD-së për Evropën

Një prej agjencive kryesore ndërkombëtare, Oganizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) ka bërë publike shifra të reja që tregojnë shkallën e rënies globale ekonomike për Evropën dhe Azinë.

Sondazhi i saj tregon se ekonomia e Evropës është tkurrur më shumë se sa që parashihej.

OECD parashikon recesionin në Britani të vazhdojë gjatë gjithë këtij viti.

Siç njofton korrespondenti i BBC-së për çështje ekonomike, Andrew Walker, OECD tani parashikon se ekonomia e Gjermanisë dhe Italisë nuk do të rriten fare në tremujorin aktual. Ekonomia e Francës do të rritet por shumë pak.


Në një parashikim të ri për shtetet e zhvilluara OECD parashikon që ekonomia britanike të tkurret gjatë pjesës tjetër të këtij viti – recesion, sipas një përkufizimi të zakonshëm.

Raporti thotë se rënia në tregun e shtëpive – që është në qendër të problemeve sidomos në Shtetet e Bashkuara dhe në Britani – po vazhdon.

Ajo që është më inkurajuese, OECD thotë se mund të pritet një zbutje inflacioni./BBC/