LAJMI I FUNDIT:

Kriza e rëndë ekonomike në SHBA, do vazhdojë deri në mesin e vitit 2009

Kriza e rëndë ekonomike në SHBA, do vazhdojë deri në mesin e  vitit 2009

Ekspertë të çështjeve ekonomike besojnë se kriza tepër e rëndë ekonomike që ka përfshirë SHBA do të vazhdojë të paktën deri në mesin e vitit 2009.

Charlie Keri, drejtor i qendrës Policy Corporate në Uashington, gjatë një bisede me kanalin televiziv PressTV, duke folur mbi krizën e thellë ekonomike në SHBA deklaroi se paqartësitë në lidhje me të ardhmen e çmimit të naftës dhe kriza e çmimit të shtëpive në Amerikë, janë dy faktorë shkatërrimtarë në ekonominë amerikane.

Ndërsa Lari Bridvel, profesor universiteti, është i mendimit se nuk pritet që problemet e rënda ekonomike të SHBA të zgjidhen në një afat të shkurtër.