LAJMI I FUNDIT:

Britania, në krizë të rëndë ekonomike

Britania, në krizë të rëndë ekonomike

Britania e Madhe kërcënohet nga kriza më e rëndë ekonomike që prej 60 vjetësh. Një deklaratë e tillë ka dalë nga Ministri i Financave të Britanisë, Alistair Darling.

Dobësimi i ekonomisë ka të ngjarë të jetë shumë më i thellë dhe i gjatë nga sa pritej.

Qeveria deri tani nuk ia ka dalë t’a përcjellë këtë mesazh tek qytetarët, tha për gazetën britanike "Guardian" kancelari i thesarit.

Ekonomia britanike si pasojë e krizës financiare dhe imobiliare nuk ka shënuar rritje në tremujorin e dytë të vitit.


Kryeministri britanik Gordon Broën pritet të paraqesë javën e ardhshme një paketë masash për përmirësim të gjendjes.