LAJMI I FUNDIT:

Deficiti tregtar në Shqipëri, arrin në 300 milionë dollarë

Deficiti tregtar në Shqipëri, arrin në 300 milionë dollarë

Gjatë muajit korrik, eksportet në Shqipëri, kanë pësuar rënie në masën 3.7 për qind, duke ndikuar në thellimin e mëtejshëm të deficitit tregtar. Tregtia e jashtme, ka përkeqësuar edhe më shumë bilancin tregtar, duke regjistruar një deficit prej rreth 300 milionë dollarësh.

Në muajin korrik të vitit 2008, u eksportuan rreth 120 milionë dollarë, duke shënuar rënie me 3.7 për qind në krahasim me qershorin, por me një rritje me 18.7 për qind në krahasim me korrikun e 2007-ës.

Nga ana tjetër, importet kanë regjistruar një vlerë prej 410 milionë dollarësh mallra, me një rritje prej 22.4 përqindësh në krahasim me muajin korrik të 2007-ës dhe rritje 3.3 për qind në krahasim me qershorin e vitit të kaluar.

Në këtë mënyrë, deficiti tregtar i këtij muaji shënoi një rritje prej 6.5 përqindësh, krahasuar me muajin paraardhës dhe një rritje prej 24.1 përqindësh krahasuar me korrikun e 2007-ës.