LAJMI I FUNDIT:

IPKO rikthen kanalet e “Digjitalb” brenda pak ditësh

IPKO rikthen kanalet e “Digjitalb” brenda pak ditësh

Me kërkesë të Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM), IPKO ka ndërprerë transmetimin e kanaleve televizive të rrjetit Digjital, për një kohë të shkurtër, disa ditëshe, deri në implementimin e disa detajeve teknike të ndërlidhura me këtë çështje.

Me anë të një njoftimi zyrtar, IPKO ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me kompaninë Digjitalb, për transmetimin e programeve të tyre përmes rrjetit kabllorë.

“Tani kanë mbetur të implementohen vetëm disa detaje të natyrës teknike”.

Bazuar në po të njejtin njoftim, implementimi i këtyre detajeve teknike do të kryhet shpejt, dhe se brenda pak ditësh kanalet e rrjetit Digjitalb do të rikthehen në transmetim përmes rrjetit IPKO.


“IPKO javëve në vijim do të sjellë për qytetarët e Kosovës, transmetimin Digjital Televiziv, si një risi dhe avancim teknologjik. Transmetimi digjital mundëson kualitet shumë më të mirë të pamjes në televizione si dhe shume përparësi të tjera në krahasim me sinjalin analog të deritanishëm. Në bazë të planeve të tanishme, ky proces do të impelementohet në Kosove deri në fund të vitit”. /Telegrafi/