LAJMI I FUNDIT:

Cilat janë vendet më të preferuara për investime?

Cilat janë vendet më të preferuara për investime?

Sipas një studimi të kryer nga agjencia Deloitte lidhur me destinacionet e preferuara për të kryer investime në Evropën qendrore e lindore, Republika Çeke dhe Sllovakia janë vendet e para, me 90 për qind të preferencave.

Me vendin e tretë vijon Polonia, vend ky që është përmendur nga 80 për qind e të intervistuarve.

Rumania dhe Bullgaria zënë vendin e katërt për investitorët e vendeve lindore dhe vendin e pestë sa i përket interesit të shoqërive përendimore që synojnë të kryejnë bashkime dhe blerje me grupe që veprojnë në këto vende.

I kryer në muajt mars dhe prill 2008, anketimi është realizuar në tërë gjithë Evropën, duke intervistuar 120 drejtorë kompanish të sektorit të shkrirjeve e blerjeve.


Në sektorin e blerjeve, 78 për qind e ndërmarrjeve në Europën Lindore kanë interes të veprojnë në Rumani e Bullgari, ndërsa vetëm 26 për qind e investitorëve në Evropën Përendimore janë të interesuar të kryejnë investime në këto dy vende.