LAJMI I FUNDIT:

Turizimi në Shqipëri, këtë vit 19 % më shumë vizitorë

Turizimi në Shqipëri, këtë vit 19 % më shumë vizitorë

Të dhënat e fundit zyrtare tregojnë se gjatë vitit 2008 numri i turistëve që kanë vizituar Shqipërinë është rritur me 19 për qind krahasuar me një vit me parë.

Sipas të dhënave nga Ministria e Brendshme, për periudhën 1 qershor- 24 gusht, çka përkon pak a shumë edhe me sezonin turistik, në Shqipëri kanë shkuar rreth 1 milionë e 558 mijë turistë.

Por, sërish edhe për këtë vit pjesën dërrmuese e përbëjnë emigrantët dhe shtetasit shqiptarë, ndërsa të huajt zënë pak më shumë se 37 për qind të turistëve.

Por ka edhe një anë tjetër. Vitet e fundit turizimi shqiptar po shfaq gjithmonë e më shumë sindromën që një numër në rritje shqiptarësh po preferojnë t’i bëjnë pushimet më mirë jashtë se sa brenda vendit.


Në vitin 2007, ndonëse pati një rritje prej 35 për qind të numrit të tursitëve, të cilët shpenzuan në Shqipëri 1 miliard euro, të ardhurat neto që përfitoi ekonomia ishin vetëm 70 milionë euro. Kjo pasi vitin e kaluar, sipas Bankës së Shqipërisë, shqiptarët nxorrrën për udhëtime jashtë vendit të tyre më shumë se 937 milionë euro.