LAJMI I FUNDIT:

Parashihet rritje e ekonomisë në Maqedoni

Parashihet rritje e ekonomisë në Maqedoni

Një studim i fundit i bankës Popullore të Maqedonisë parasheh deri në fund të vitit rritje ekonomike prej së paku 5,5 për qind, vazhdim të trendit të zvogëlimit të inflacionit, dhe rritje të konsiderueshme të deficitit tregtarë.

Sipas BPM-së pritet investim në deficitin tregtar që pjesërisht të kompensohet me investimet e drejtpërdrejta, që do të duhej të sjell deri te njëfarë zmadhimi të rezervave devizore.

Banka Popullore njofton se shkalla vjetore e inflacionit në Maqedoni në korrik të këtij viti arriti 9.5 për qind dhe është zvogëluar për 0.6 për qind krahasuar me muajin e kaluar, kur ishte 10.1 për qind.

Në muajin korrik është vërejtur gjithashtu rritje e importit prej 36.6 për qind, por edhe e eksportit për 10.9 për qind, me çka thellohet deficiti tregtar i Maqedonisë.