LAJMI I FUNDIT:

Mbi 20 milionë turistë në vit vizitojnë Turqinë

Mbi 20 milionë turistë në vit vizitojnë Turqinë

Turqinë brenda vitit e vizitojnë mbi 20 milionë turistë, transmetojnë mediumet lokale.

Numri më i madh i turistëve që qëndrojnë në Turqi, sipas të dhënave statistikore, janë nga Gjermania, Rusia, Britania e Madhe, Holanda dhe Bullgaria.

Gazeta turke "Miliet", nga ana tjetër, transmeton se kohëve të fundit veçanërisht është rritur numri i turistëve iranianë që kënaqen në Turqi. Vetëm gjatë shtatë muajve të fundit Turqinë e kanë vizituar 40 409 iranianë. /Makfaks/