LAJMI I FUNDIT:

Aeroporti i Shkupit dhe ai i Ohrit, gati tenderi për dhënien me koncesion

Aeroporti i Shkupit dhe ai i Ohrit, gati tenderi për dhënien me koncesion

Fituesi i tenderit për dhënien me koncesion të Aeroportit të Shkupit dhe ati të Ohrit do të shpallet më së largu deri me 25 gusht. Lajmi është konfirmuar nga Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Jankievski.

"Ofertat e tenderit për dhënien me koncension të Aeroporteve "Aleksandri i Madh" në Shkup dhe "Shën Apostol Pavle" në Ohër, do të hapen të hënën, ndërkohë që pas shqyrtimit të tyre, do të bëhet publik emri i fituesit. Afati i shpalljes së fituesit të tenderit, është 25 gushti", ka deklaruar Jankievski.

Ai po ashtu ka pohuar se deri më tani katër kompani kanë hyrë në fazën e dytë të tenderit dhe pret që një numër i madh i tyre të aplikojnë të hënën me dokumentacion.